Ja çfarë ka thënë Zaev në takimin me Nimic

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot është takuar me përfaqësuesin special të OKB-së, për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë, në takim është biseduar për mundësinë e përfarimit të bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me kontestin që e bllokon euro-integrimin e Republikës së Maqedonisë.

“Ndërmjetësuesi Nimic i ka përshëndetur ndryshimet demokratike në Maqedoni, që hapin mundësi për zhvillim të shtetit”, thuhet në kumtesë.

Ata thonë gjithashtu se Nimic e ka përgëzuar Zaevin për hapjen e politikave të hapura praktike, me të cilat siç ka thënë ai, paraqesin qasje të zgjidhjes së problemeve në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe rajonit. Unë dhe Qeveria e Maqedonisë jemi të ndarë drejt hapave që i zgjidhin problemet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Për atë udhëheqim politikë gjithëpërfshirëse dhe kështu do të jetë edhe me zgjidhjen e kësaj çështje, që e udhëhqim në mënyrë transparente, dhe jo në mënyrë të mbyllur sikur tani. Vetëm nëpërmjet konsensusit shtetëror, me opozitën, me Parlamentin, me presidentin e shtetit dhe me qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë Zaev.

Në takim siç thuhet në kumtesë, Nimic dhe Zaev kanë përfunduar se integrimet euro-atlantike janë të nevojshme për stabilitetin dhe sigurinë e gjithë Ballkanit Perëndimor, por edhe se ajo do të kontribuojë në zhvillimin e nevojshëm ekonomik të shtetit dhe ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Gjithashtu është vlerësuar se klima pozitive ka impuls në zhvillimin e  marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, nëpërmjet hapave të rritjes së rritjes së besueshmërisë mes shteteve, që mund të kontribuojë edhe në vazhdimin e procesit të bisedimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button