Shkatërrimi i dokumenteve për përgjim, seancë gjyqësore për “Fortesa 2”

Është anuluar gjykimi për rastin “Fortesa 2”të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për më 26 shtator të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Në “Fortesa 2” i dyshuari i parë për shkatërrimin e dokumenteve nga përgjimet e paligjshme, është ish shefi i drejtorisë së pestë, Goran Grujovski.

seancën e fundit, e cila u mbajt më 23 maj të këtij viti, gjykatësja, Lidija Petrovska i ka pranuar dëshmitë e PSP-së dhe për sot ka caktuar fillim të diskutimit kryesor, në të cilin duhet të dëgjohen dëshmitarët.

Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheq lëndën me emrin e koduar “Fortesa” pë shkatërrimin e sistemeve për përgjim dhe “Fortesa2” për shkatërrimin e dokumenteve dhe më 15 shtator të vitit 2016, ngriti akuzë kundër shtatë personave.

Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit

“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.

LEXO: PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button