Kontesti me emrin e Maqedonisë, Methju Nimic në mision të ri

Përfaqësuesi special i Organizatës  së Kombeve të Bashkuara (OKB), në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, sot ka pasur takim me kryeministrin, Zaev, ndërkaq do të takohet edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla DImitrov. Në kuadër të vizitës treditore, pas një “pauze” dyvjeçare, ndërmjetësuesi Nimic, dje ka pasur takim edhe me presidentin, Gjorge Ivanov, në të cilën është shqyrtuar gjendja në bisedimet për tejkalimin e kontestit për emrin, njofton Portalb.mk.

Nimic, përpara se të vijë në Maqedoni deklaroi se nuk ka  propozim të ri, por se do që të testohet pulsi i të dy palëve, për atë ka vërejtur sinjal pozitiv te Qeveria e re për avancimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore. Sipas burimeve në misionin e Nimicit, “bashkëbiseduesit në bisedime në mënyrë indirekte patjetër duhet që të kthehen disa propozime paraprake, që të fitohet fotografi më e pastër dhe si në vitet e kaluara ka qenë e zhvendosur rëndësia e bisedimeve. Gjithë kjo, me qëllim që të kthehen në korniza të bisedimeve veçmas për emrin e shtetit, dhe të mos shpërndahen çështje të panevojshme lidhur me identitetin”.

Se bisedimet janë zhvendosur nga rruga, deklaroi edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, i cili gjatë muajit të kaluar pati takim me kolegun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov.

“Qeveria paraprake nuk ka punuar për kompromis, dhe çështja për emrin nga ajo gjeogafike u transformua në çështje për identitetin. Shpresoj se do të bisedojmë për emër, i cili do ta shpie në zgjidhje”, tha Koxias.

Maqedonia mos të pret përparim derisa Greqia kryeson me BE-nëPas takimit në Shkup, Koxias do të udhëtojë për në Athinë, ku do të mundet të vlerësojë se qëndrimet e Maqedonisë dhe të Greqisë a janë afruar për marrëveshje të mundshme për çështjen e emrit. Duke e pasur parasysh se procesi do konsensus të gjerë nga partitë politike dhe subjektet në vend, Nimic, nuk fokusohet vetëm në takimet me kreun shtetëror, por edhe me opozitën. Përveç takimit me BDI-në pushtetarë, ndërmjetësuesi ka kërkuar takim edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Dimitrov, por deri tani nuk ka informata nëse i njëjti do të realizohet.

Pritje nga të dyja palët

Qeveria e re në krye me Zaevin paralajmëroi frymë të re të bashkëpunimit në lidhje me fqinjët. Impulsi i këtillë në Shkup u përshëndet nga Sofja dhe Athina. Në urimin e kryeministrit grek, Aleksis Cipiras që ia bëri kryeministrit të ri të Maqedonisë Zaev, ai tha se Greqia ngelet e përkushtuar në stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin me Evropën Juglindore.

Kryeministri Zaev, javën e kaluar u takua me ambasadorin grek në Maqedoni, Dimitris Janakakis. Në takim është konstatuar se është krijuar atmosferë pozitive për ndërtimin  besueshmërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Greqisë, për çka ekziston vullnet i shprehur nga të dyja palët.

Ndërmjetësim dydekadësh

Tani ngelet edhe dy shtet që të kontribuojnë për sukses në procesin në të cilin Methju Nimic e udhëheq tanimë 23 vite. Këshilltari i mëparshëm i Stejt Departamentit Amerikan në Mandatin e Xhimi Karter, aktivitetet e para i ka filluar në vitin 1994, kur ish kryetari i atëhershëm i SHBA-së, Bill Klinton, e emëroi për përfaqësues të tij special në ndërmjetësimin për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në vitin 1999, Nimic, atë funksion e fitoi nga OKB, me çka e zëvendësoi deputetin e atëhershëm special, Sajrus Vens.

LEXO: Po krijohet marrëdhënie e re mes Brukselit dhe Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button