Pesë kandidatë në garën për lider të ri të demokratëve të Shqipërisë

Është mbyllur dje afati për regjistrimin e kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Pjesë të garës tashmë zyrtarisht janë pesë kandidatë. Kreu demokrat ka qenë i pari që ka shpallur kandidaturën e cila është pritur me kritika të forta nga një pjesë e anëtarësisë së kryesisë dhe prej disa deputetëve. Ata kanë pretenduar se Basha ka shkelur statutin e PD-së.

Pas Bashës, Eduard Selami, qe kandidati i dytë që mori përsipër që të sfidojë Bashën, shkruan “Shekulli”. Selami në një konferencë për media tha se vendimin e merr për të qenë pjesë e garës për PD. Pas tij, një tjetër demokrat Astrit Sinanaj, anëtar i PD-së në qytetin e Fierit, njoftoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook se do të garonte për PD-në.

Kandidat tjetër në garë është Erion Piciri, i cili ka njoftuar zyrtarisht se ka shpallur kandidaturën për kreun e PD-së. Ai ka një CV të pas ur pasi ka kryer studime dhe ka përvojë jashtë vendit. Kandidatura e fundit ka qenë ajo e Astrit Patozit, i cili deklaroi në një dalje për mediat nga “selia blu” se do të jetë pjesë e garës, vetëm nëse Basha plotëson shtatë kushtet të cilat i bëri dhe publike.

Zgjedhjet për kryetar të PD-së zhvillohen në 22 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button