Çështja e emrit, ndërmjetësi Nimic: Jam i inkurajuar nga gatishmëria e Maqedonisë (VIDEO)

14:30 – VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Nikolla Gruevski, sot në ora 14:30 do të mbajnë takim me përfaqësuesin special të OKB-së, për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, por e njëjta do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.

Për më shumë rreth takimit Gruevski – Nimic lexo: KËTU

 

14.15- Dimitrov pas takimit me Nimic: Me Greqinë bisedojmë me agjendë të hapur dhe pa paragjykime

Në takimin ndërmjet Përfaqësuesit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov është biseduar për takimin që ky i fundit pati në Athinë duke vlerësuar se me ata bisedojnë me agjendë të hapur dhe pa paragjykime.

Dimitrov ka theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të masave për krijimin e besimit si dhe nevojën për ndërveprim ndërmjet të rinjve të të dyja shteteve.

Për më shumë rreth takimit Dimitrov-Nimic lexo: KËTU.

 

12:05 – Ja çfarë ka thënë Zaev në takimin me Nimic

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot është takuar me përfaqësuesin special të OKB-së, për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, njofton Portalb.mk.
Ashtu siç kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë, në takim është biseduar për mundësinë e përfarimit të bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me kontestin që e bllokon euro-integrimin e Republikës së Maqedonisë.

Për më shumë rreth takimit Zaev – Nimic lexo: KËTU

 

12.00 –  Nimic: Ahmeti më dha ide të mençura për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë (VIDEO)

Përfaqësuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic u takua edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ai tha se Ahmeti “ka një urtësi të madhe në lidhje me situatën në vend dhe është mirë i informuar për çështjen e emrit”, njofton Portalb.mk.

Për më shumë rreth takimit Ahmeti-Nimic LEXO KËTU.

10.50 – Nimic flet pas takimit me kryeministrin Zaev dhe ministrin e MPJ-së Dimitrov (VIDEO)

Jam i inkurajuar nga zhvillimet pozitive e reja mes Maqedonisë dhe Greqisë, edhe pse nuk kam ardhur me ndonjë propozim konkret për çështjen e emrit. Kështu u shpreh përfaqësuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic i cili gjendet në Shkup, njofton Portalb.mk.
Ai tha se takimet me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov kanë qenë të mira dhe është i inkurajuar nga ajo që ka dëgjuar nga kryeministri dhe ministri i jashtëm i Maqedonisë se “janë mendje-hapur dhe të hapur për menduar rreth kësaj çështje”. Sipas tij, në këtë periudhë nuk pritet ndonjë ndryshim dramatik rreth çështjes së emrit por që palët duhet të intensifikojnë bisedimet. Ai paralajmëroi vizitën e kryeministrit grek Nikos Kotzijas në Shkup, njofton Portalb.mk.

Portalb.mk ju sjell deklaratën e plotë:

“Më vjen mire që u ktheva sërish në Shkup, ka disa vite që jam ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara për të ashtuquajturën çështje e emrit. Ka tre vite që kam qenë për herë të fundit në Maqedoni, ndërsa vitin e fundit nuk ishte aspak lehtë të fokusohemi në këtë çështje. Tani jam shumë i inkurajuar që kjo çështje sërish gjendet në fokus pasi që është çështje shumë me rëndësi, si regjionale ashtu edhe për Kombet e Bashkuara dhe vet vendin tuaj. Kisha takime të mira me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm dhe jam i inkurajuar nga fakti që ekziston një interes serioz dhe gatishmëri për të menduar rreth kësaj çështje. Me vjen mirë të them gjithashtu se kam folur edhe me palën tjetër, pra me Athinën dhe sot do të shkoja atje por pasi që ministri i jashtëm i tyre është i zënë me çështjen e Qipros, do ta mbajmë një herë tjetër takimin tonë. Por do të shkoj gjithsesi.”

A prisni zgjidhje nga ana e grekëve?
“Për ta zgjidhur këtë problem duhet të kemi përparim në përgjithësi, që domethënë se të dyja palët duhet të mendojnë shumë seriozisht në lidhje me pozitat e tyre dhe gjithashtu të dëgjojnë me shumë vëmendje palën tjetër. Jam i inkurajuar nga ajo që dëgjova nga kryeministri dhe ministri i jashtëm që janë mendje-hapur dhe të hapur për menduar rreth kësaj çështje. Kisha takime me kryeministrin grek Kotzijas i cili është serioz dhe tani në këtë situatë të re do të shohim si do të zhvillohen gjërat.”

A kishte ide të reja nga Maqedonia për zgjidhjen e çështjes?
“Nuk kemi folur për koncept të ri konkret. Nuk kam ardhur me propozim të ri ndërsa dhe Qeveria nuk dha ndonjë pikëpamje ndryshe të re. Folëm për përparim, për fuqizim të marrëdhënieve mes dy palëve si dhe për pozitën e përgjithshme të Qeverisë në Maqedoni për të qenë e hapur ndaj fqinjëve dhe për ti zgjidhur problemet në regjion.
Është me rendësi që edhe kryeministri grek planifikon të vizitojë Maqedoninë dhe duhet të gjejmë mënyrë për ta intensifikuar procesin megjithatë mos pritni që brenda këtyre muajve të ndodhin ndryshime dramatike dhe mendoj që tani nuk është koha për të bërë propozime definitive dhe konkrete. Tani kemi nevojë për një periudhë ku të dyja palët do të flasin mes vete. Gjërat do të zhvillohen por nuk do të ketë ndonjë ndryshim dramatik brenda këtyre muajve.”

Ai tha që të dyja palët duhet të respektojnë marrëveshjen e nënshkruar “interim” në vitin 1995 mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Përfaqësuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, u takua me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e MPJ-së, Nikolla Dimitrov, ku kanë biseduar për mundësitë e zgjidhjes së kontestit të emrit, njofton Portalb.mk.

Dimitrov - Nimic

Nimic, pritet që të takohet edhe me Nikolla Gruevskin e VMRO-DPMNE-së, megjithatë, tani për tani nuk ka asgjë zyrtare.

Nimic dhe IvanovDje, takimin e parë, Nimic, e zhvilloi me presidentin Gjorgje Ivanov, takim në të cilin mori pjesë edhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Qëllimi i kësaj vizite, siç është paralajmëruar edhe më herët, është që të rifillojnë përpjekjet dhe negociatat rreth mundësive për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Presidenti i Maqedonisë ka porositur që Republika e Maqedonisë edhe më tej do të merr pjesë në procesin që udhëhiqet nga OKB dhe ka theksuar se është e nevojshme të krijohet ambient pozitiv me qëllim të kuptimit dhe respektit më të mirë. Pala maqedonase me vite në mënyrë të vazhdueshme jep kontribut në drejtim të ndërtimit të besimit mes dy vendeve dhe dy shoqërive, është e domosdoshme të jepet impuls plotësues nga të dyja palët në tejkalimin e kësaj çështje”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës.

LEXO: Po krijohet marrëdhënie e re mes Brukselit dhe Shkupit

Ditë më parë, shërbimi për Informim i OKB-së ka njoftuar se Nimic vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë për të diskutuar mënyrat për të arritur përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit.

Në kumtesë është thënë se me ftesë të Qeverisë greke, është paraparë që Nimic të vizitojë edhe Athinën zyrtare.

Në intervistë për emisionit “360 shkallë” në virgjilje të vizitës Nimic thotë se është mirë që kreu i ri shtetëror menjëherë tregon vullnet që të vazhdojnë bisedimet.

“Në Shkup ka qeveri të re me ide të reja rreth kësaj çështjeje. Gjatë viteve të kaluara për arsye të ndryshme koha nuk ishte adekuate për negociata intensive dhe serioze për çështjen për emrin. Shpresoj se vëmendja kthehet drejt kësaj çështjeje shumë të rëndësishme, shkoj që të takohem me palët dhe ta testoj gatishmërinë për progres serioz. Kësaj here nuk sjell propozim të ri”, tha Nimic.

Ndërkohë, para disa javëve në një intervistë për një gazetë greke, ai tha se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë lart në agjendën e qeverisë së re. Nimic pret që të fillojnë negociata serioze për zgjidhjen e këtij kontesti.

Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë, për herë të fundit i vizitoi të dy vendet në fund të korrikut të vitit 2014.

LEXO: Kontesti me emrin e Maqedonisë, Methju Nimic në mision të ri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button