Aksident në Mitrovicë, humb jetën një grua

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë – Podujevë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti i cili tha se në aksident është përfshirë vetëm një veturë, drejtuesi i së cilës ka humbur kontrollin ndaj automjetit me ç’rast ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.

Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy persona, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer të cilët po trajtohen në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button