fbpx

Brazil, arrestohet “mbreti i kokainës”, i kërkuar prej 30 vitesh

Policia braziliane ka arrestuar një prej njerëzve më të kërkuar për trafikun e drogës: Luis Carlos da Rocha ishte shpallur në kërkim prej 30 vitesh edhe nga policia amerikane.

I ashtuquajturi “mbret i kokainës” shpesh edhe “Koka e bardhë”, është arritur të identifikohet nga policia pavarësisht se kishte ndryshuar pamjen me operacione plastike, bën të ditur agjencia franceze e lajmeve AFP.

“Koka e bardhë”, sipas policisë është arrestuar në perëndim të Brazilit konkretisht në lagjen Mato Grosso nga policia braziliane në bashkëpunim me atë të SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button