Kosovë, përjashtohen nga puna 24 policë të akuzuar për ryshfet

Policët e larguar janë pjesë e 59 policëve të arrestuar më 19 dhjetor të viti të kaluar të cilët dyshohen për marrje të ryshfetit.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar Zyra për Informim e policisë së Kosovës.

“Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës ka pranuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, 52 lëndë me rekomandim për ndërprerje te marrëdhënies se punës, me dyshim për shkelje disiplinore”, thuhet në përgjigjen e zyrës.

Kjo zyrë ka treguar se edhe rastet e tjera janë në trajtim dhe vendimi për to pritet në ditët e ardhshme.

“Deri me tani ka mbajtur seancat dëgjimore në të cilat janë trajtuar 25 raste, nga te cilat në 24 raste në Komisionin e Brendshëm Disiplinor janë dëshmuar akuzat dhe paneli i KBD-së i PK-së ka shqiptuar masën disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies se punës’, ndërsa ne 1 rast ka kërkuar hetime shtese”, thuhet në përgjigjen e policisë.

59 policët ishin arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më pas ishin ngritur aktakuza ndaj tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button