Tetë persona e kanë humbur jetën në një sulm vetvrasës në Damask

Të paktën tetë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 janë lënduar në një sulm vetvrasës me bomba në pjesën lindore të Damaskut, njoftoi televizionin shtetëror sirian.

Policia siriane ka ndalur tre automomobil bomba, prej të cilëve dy janë qëlluar dhe kanë pasur shpërthime të kontrolluara në hyrje të qytetit, ndërsa i treti ka arritur të hyjë në qytet dhe sulmuesi e ka aktivuar mjetin shpërthyes derisa ka qenë i rrethuar, transmetuan mediat franceze.  

Një funksionar i policisë deklaroi se gjatë shpërthimeve jetën e kanë humbur ose janë lënduar disa civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button