Rama, një muaj dëgjesa: Ta çojmë tepsinë për skrap

Të hënën kryeministri Rama do të takohet me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë për të nisur më pas turin e dëgjesave gjatë gjithë muajit korrik, shkruan Top Channel.

Rama shkruan se një aspekt i rëndësishëm i këtij turi dëgjesash do të jetë mbledhja e të dhënave për punën e zyrave të administratës shtetërore.

Për këtë qëllim do të përdoret edhe mbledhja e informacionit online nga njerëzit e zakonshëm, lidhur me zyrat e shërbimeve për publikun dhe punonjësit e drejtuesit e tyre.

Në këtë fazë ky informacion do të mblidhet përmes një faqeje të posaçme dhe atyre të udhëheqësve tanë në çdo qark.

Ndërsa më pas, kur Platforma e Bashkëqeverisjes me njerëzit, “Shqipëria që Duam”, të jetë gati bashkë me qeverinë e re, një seksion i veçantë i saj do t’i shërbejë posaçërisht çdo qytetari.

Kjo nismë ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e qeverisë për punën e zyrave të shtetit në çdo pikë të vendit, apo vënë alarmin në qeveri për raste konkrete të abuzimit me detyrën ose sjelljes së padenjë të nëpunësve të shtetit me njerëzit.

Pas këtij turi 30-ditor, shpjegon Rama, të gjitha të dhënat e mbledhura për institucionet dhe zyrat e shtetit do të analizohen imtësisht qark për qark.

Mbi bazën e tyre do të përgatitet një raport ku do pasqyrohet cilësia e punës, niveli i shërbimit dhe reputacionit publik të çdo dege të administratës shtetërore e të çdo drejtuesi përkatës.

Ky raport do të jetë në tryezën e qeverisë së re që në ditën e parë të punës, si një nga dokumentat bazë që do t’i shërbejnë, siç thotë Rama, operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button