A po verbohemi për shkak të telefonave?

Telefonat e mençur dëmtojnë shikimin te njeriu dhe pasojat e gjithë kësaj janë krijimi i miopisë, thonë okulistët.

Në dekadën e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz kanë probleme me shikim. Andrew Bastrous nga Britania e Madhe beson se fajtorë janë ekranet, të cilat ne i shikojmë çdo ditë, transmeton Tv 21.

Miopia mund të çojë në çrregullime të rrezikshme të tilla si glaukoma dhe shkëputje retinës.

“Rritja e bebëzës së syrit zakonisht ngadalësohet në periudhën e vonë të tinejxherëve dhe pastaj ndalohet plotësisht. Megjithatë, rritja te gjeneratat e reja po vazhdon dhe ky tren po vërehet në të gjithë botën, sidomos në Azi”, thotë Bastrous.

Sipas tij, përdorimi i vazhdueshëm i tyre ndikon në zhvillimin e miopisë.

“Sipas një teorie, njerëzit lexojnë më shumë nga afër, për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të telefonave mobilë, duke çuar në zhvillimin e miopisë. Megjithatë, nuk ka dëshmi se ky ndryshim ndodh shumë shpejt, që do të jetë rezultat i faktorëve të mjedisit, dhe madje edhe gjenetikë,” shton ai.

Ai shpjegon se njerëzit, duke kaluar kohën me ekranet, rrallë janë jashtë dhe janë më pak të ekspozuar ndaj dritës UV.

“Njerëzit më nuk e kalojnë kohën duke shikuar yjet dhe malet, por e kalojnë duke shikuar në ekrane”, thotë Bastrous.

Qëndrimi i tij u konfirmua nga një studim në Kolegjin Mbretëror në Londër të vitit 2015 për të provuar për mundësinë e lidhjes së përdorimit të kompjuterëve dhe telefonave, dhe rritjes së numrit të personave miop.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button