fbpx

Momente tmerri në një spital në Nju Jork

Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara një ish-punonjës vrau me armë Brenda spitalit një mjeke dhe plagosi 6 persona të tjerë. Më pas ai u vetëvra. Ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.
Momente frike në Nju Jork ku është shënuar një sulm me armë brenda një spitali në Bronks. Autori është një ish-punonjës I institucionit shëndetsor, doktori 45-vjeçar Henry Bello. Një mjeke ka humbur jetën dhe 6 persona të tjerë mbetën të plagosur, 5 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Bello ka hyrë në godinë ndërsa mbante veshur uniformën e spitalit. Në të ai fshihte armën, me të cilën filloi të qëllojë në katin e 16 dhe 17. Në fund ai është vetëvrarë.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill De Blasio tha se ngjarja nuk është akt terrorist, por një incident lidhur me vendin e punës.
Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara pas kësaj ngjarje kanë plasur polemikat rreth sigurisë në spitale. Disa politikanë dhe ekspertë të sigurisë sugjerojnë që të vendoset një polic në çdo vend hyrje dhe dalje të çdo institucioni shëndetësor.
Spitali ku ndodhi ngjarja është njëinstitucion privat, që kë 120 vite që operon në fushën e mjekësisë. Sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara nuk janë të shpeshta, por ngjarje të tilla janë shënuar dhe më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button