Itali, sekuestrohet kanabisi nga Shqipëria në vlerë prej 35 milionë euro

Policia italiane ka shkatërruar një grup italo-shqiptar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërkohë që ka sekuestruar më shumë se 3,5 ton kanabis, vlera e së cilës në treg, llogaritet rreth 35 milionë euro, njoftojnë mediat shqiptare.

Bëhet fjalë për një organizatë prej 14 personash, mes të cilëve edhe katër shqiptarë, të gjithë të arrestuar, që operonte në Brindisi.

Grupi kriminal kryente transport, shpërndarje, shitje dhe dorëzim të lëndëve narkotike, kryesisht të marjuanës që vinte nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e vënë në pranga janë, Vaso Mekshi, 39 vjeç, Sh. Muho 33 vjeç dhe Leonard e Emilian Bufi, 36 dhe 31 vjeç.

Drejtoria e Antimafias së Leçes kishte nisur hetimet për këtë grup që në gusht të 2016-ës, ndërkohë që gjatë operacioneve janë sekuestruar edhe armë dhe municione.

Sipas hetuesve, të cilët kanë sekuestruar edhe dy mjete lundruese, përveç Adriatikut dyshohet se trafikantët kanë përdorur edhe rrugë tokësore për transportimin e hashashit nga Shqipëria drejt Italisë.

Agjentë të policisë së Pukës dje kanë kurorëzuar operacion, në kuadër të të cilit janë sekuestruar eksploziv dhe lëndë narkotike.

Burime policore lokale bëjnë me dije se, në tërësi janë sekuestruar 46 kallëpe tritol me peshë totale 37 kg dhe 170 kilogramë kanabis sativa.

Lënda plasëse dhe substancat narkotike janë gjetur në një banesë të braktisur në fshatin Dom dhe në lidhje me to janë shpallur në kërkim tre persona, familjarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button