Douglas Costa, Interi futet në valle

Interi është çliruar nga bllokada e “fair playt” financiar dhe falë Sabatini, Ausilios dhe familjes Zhang, skuadra ka arritur të rregullojë bilancet, që e pezullonin deri më tani në merkato.

E menjëherë me duart e lira, zikaltërit janë hedhur në sulm dhe emrat e përfolur janë të shumtë dhe premtues për një merkato faraonike.

Është përfolur për Brandt të Bajer Leverkusen, për Lucas Moura dhe Di Marian e PSG. Ky i fundit është në lupën e drejtuesve zikaltër, por nuk duket një objektiv real.

Emri që po qarkullon së fundmi në mediat sportive italiane dhe ato gjermane është një tjetër dhe i përfolur shumë për një transferim në Serinë A, por jo tek Interi.

Bëhet fjalë për Douglas Costa. Emri i mesfushorit të avancuar të krahut të majtë të Bajernit të Mynihut është folur dhe stërfolur në ambientet e Juventusit, por deri më tani asgjë nuk ka konkrete.

“Zonja” është tërhequr disi pasi vetëm një vend të lirë ka për ekstrakomunitarët dhe dilema është mes Danilos dhe Douglas Costas. I pari shihet më me prioritet, nisur nga fakti që krahu i djathtë i mbrojtes juventine është i pambuluar pas largimit të Dani Alves e me gjasa edhe të Lihtshtajner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button