fbpx

Kryeministri Zaev u takua me lidershipin e BESA-s

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev pasdite u takua me përfaqësues të partisë politike Lëvizja BESA.

Siç njoftoi kabineti i Zaevit, kryetari i BESËS Bilal Kasami theksoi përkrahje për proces reformues i cili, sipas tij, është vaçanërisht i rëndësishëm për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. BESA, shtoi se do t’i përkrahë të gjitha vendimet në interes të qytetarëve.

Kryeministri Zaev vlerësoi se ky qëndrim konstruktiv i BESA-s është në lidhje të ndërtimit të një ardhmërie të përbashkët, për vendin dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Theksoi edhe se është  i përcaktuar drejt politikave inkluzive.

Në takim morën pjesë edhe Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Çka ka kërkuar Afrim Gashi në këtë takim? Edhe ashtu nuk i paska interesuar shumë se çka flitet aty, më tepër paska qenë i zënë me celularin e tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button