Marin Le Pen akuzohet zyrtarisht për shpërdorim fondesh

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen është akuzuar edhe formalisht në kuadër të skandalit të shpërdorimit të fondeve të Parlamentit Evropian.

Akuzat janë bërë të ditura nga hetuesit francezë, që kanë hapur edhe një çështje gjyqësore, citon TCH.

Parlamenti Europian dyshon se rreth 5 milionë euro kanë shkuar për ndihmësit e Le Pen në Frontin Nacional, të cilët nuk punonin për europarlamentarët, por ishin të angazhuar thjesht me punët e partisë në Francë.

Fronti Nacional i ka hedhur poshtë, gjithsesi, pretendimet.

Le Pen, 48 vjeç, ka mohuar gjithashtu të ketë kryer ndonjë shkelje ligjore, e tha se çështja në fjalë është e motivuar politikisht. Pagesat e dyshimta, që janë bërë nga viti 2012 e në vazhdim, prekin kryetaren e ekstremit të djathtë, si dhe eurodeputetë të tjerë të Frontit Nacional.

Pretendimet u ngritën fillimisht më 27 prill, përpara raundit të dytë të votimit për presidencialet franceze. Le Pen u mposht në mënyrë bindëse nga Emanuel Makron, me 66 për qind të votave kundrejt 34 për qind të sajat. Megjithatë, ajo fitoi sërish një vend si deputete në Parlamentin francez, në zgjedhjet për legjislativin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button