Një 12 vjeçe në Pakistan vritet për shkak të “nderit”

Një vajzë 12 vjeçe në Pakistan u vra nga familja e saj, pasi u arratis me një djalë.

Zyrtari lokal në qarkun Khiber, Niaz Muhammad, tha se vajza me emrin Naghma ka lënë shtëpinë e saj në fshatin Kadej, më 23 qershor, përpara se të ndalohej nga zyrtarët e sigurisë, transmeton REL.

Muhammad tha se Naghma i është dorëzuar familjes, e cila ka premtuar se ajo nuk do të dëmtohet.

Por, zyrtari tha se vajza është vrarë “për shkak të nderit, me gjasë më 27 qershor, nga familja e saj”.

Një banor lokal tha se vajza është qëlluar për vdekje.

Muhammad tha se vrasësit e dyshuar – në mesin e tyre xhaxhai i Naghmas dhe djali i tij – janë arrestuar.

Të ashtuquajturat vrasje për nder raportohen çdo vit në Pakistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button