fbpx

“Tour de France” nis të shtunën. Froome kërkon “pokerin”

Turi i Francës (Tour de France) do të startojë nga Gjermania, me një kronometër individual prej 13 kilometrash, por kjo nuk është asgjë, krahasuar me atë çfarë i pret protagonistët në ngjitjet sfilitëse në javët në vazhdim, transmeton Top Channel. 

Turi i Francës merr jetë këtë të shtunë, me kilometrat e para nga qyteti i Dyseldorfit, një cirkuit i ndryshëm dhe i vështirë, që do të vendosë çiklistët në luftë deri në pedalin e fundit për të mbërritur në Paris me fanellën e verdhë mbi supe, më 23 korrik.

“Grand Boucle” është gara më e rëndësishme në botë për këtë sport, e çiklistët luftojnë qoftë edhe për të fituar në një etapë të vetme për të hyrë në histori, ndërsa si çdo edicion, ka disa favoritë që spikasin.

Chris Froome me skuadrën e tij “Sky” do të jetë një prej tyre, por ai që synon “pokerin” do të ketë kërcënimin e vazhdueshëm të Alberto Contador, që tashmë ka një ekip të ri si “Trek”. Valverde dhe Nairo Quintana kompletojnë katërshen fantastike, por nuk përjashtohen surprizat edhe nga idhujt e shtëpisë, Bardet e Pinot.

Pas nisjes në Gjermani, karvani i çiklistëve do të kalojë në Belgjikë dhe në Luksemburg. Kilometrat e përgjithshëm të Turit të Francës, këtë vit do të jenë 3.516, ndërsa kronometri më i gjatë do të jetë në Marsejë, një ditë para finales së madhe në “Champs Elysees”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button