BE mbështet qeverinë e re të Serbisë pavarësisht dyshimeve që ka Rusia

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hann, ka përshëndetur të premten formimin e qeverisë së re në Serbi, pavarësisht nga pretendimet ruse se oferta e BE-së për Beogradin është e destinuar të dështojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Natën e së enjtes Parlamenti i Serbisë votoi qeverinë e re të kryeministres Ana Brnabiç, kryeministrja e parë në Serbi dhe një homoseksuale e deklaruar.

Presidenti serb i zgjedhur kohë më parë, Aleksandar Vuçiç ka qenë një mbështetës i Brnabiçit që nga koha kur dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit për të garuar për president.

Hann përgëzoi Brnabiçin, duke shpresuar se ajo do të punojë bashkë me ekipin e saj në drejtim të përmirësimit të procesit aderues të Serbisë në BE.

Serbia u bë një vend kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2012, pasi paraprakisht themeloi edhe Ministrinë për Integrime Evropiane. Serbia sapo ka hapur dy kapituj të ri si pjesë e negociatave të anëtarësimit në BE, që kanë në fokus legjislacionin e pronësisë intelektuale dhe bashkimin doganor të BE-së. Deri më tani, Serbia ka hapur 10, nga gjithsej 35 kapituj.

Në një fjalim në Parlament, Brnabiç foli për mënyrës se si Serbia do të balancojë marrëdhëniet e saj ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, që është një aleat tradicional. “Anëtarësimi në BE mbetet drejtimi ynë kryesor”, tha Brnabiç gjatë prezantimit të programit për qeverinë e re, por shtoi se administrata e saj do të punojë në forcimin e marrëdhënieve edhe me Moskën.

Megjithatë, Rusia mendon se oferta e BE-së për Serbinë, për anëtarësim, do të dështojë për shkak të kushteve të BE-së.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitri Rogozin, pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Vuçiç, tha për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik se: “Serbët kanë një qeveri të mirë, por kushtet do të jenë të tilla sa që Serbia kurrë nuk do t’i bashkohet BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button