Rritet prania ushtarake turke në Katar

Grup i ri i ushtarëve turq kanë arritur në bazën ajrore amerikane Al Udeid në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku janë të stacionuar 11.000 ushtarë të SHBA-së dhe të vendeve të koalicionit antiterrorist.

Siç lajmëron TASS, ky grup i ushtarëve do t’i bashkëngjitet trupave turq të cilët kanë arritur në Katar më 18 qershor për pjesëmarrje në manovrat e përbashkëta të armatave të Turqisë dhe Katarit.

“Ato stërvitje ishin prej paraprakisht të planifikuara në kuadër të marrëveshjes për mbrojtje të përbashkët, të nënshkruar midis Dohas dhe Ankarasë. Qëllimi i tyre është rritja e kapaciteteve mbrojtëse, ndihma gjatë përpjekjeve për luftë kundër terrorizmit dhe ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, deklaroi një përfaqësues i Ministrisë turke të Mbrojtjes.

Turqia përndryshe e mbështet Katarin në kontestin me vendet e Gjirit Persik, të cilët vendosën sanksione ndaj vendit për shkak të gjoja mbështetjes për organizatat terroriste dhe islamike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button