Sugareski-Babiq: Rritje të bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë dhe Bosnjes

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe ambasadorja e Bosnjë e Hercegovinës në Maqedoni, Lepa Babiq në takimin e sotëm të punës kanë biseduar për gjendjet aktuale midis dy vendeve.

Siç kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në takim theks është vendosur në rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Ministri Sugareski e ka njoftuar ambasadoren Babiq me projektet infrastrukturore që realizohen në vend, si dhe me reformat që do të realizohen në periudhën e ardhshme ndërsa të cilët janë në drejtim të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme në shtet.

“Në takim biseduam për çështjet aktuale të lidhura me të dy vendet, Bosnjë e Hercegovina është vendi ynë miqësore dhe shpresoj se në emër të marrëdhënies së tillë partnere, bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, ka deklaruar ministri Sugareski.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, posaçërisht në pjesën e ngritjes së marrëdhënieve ekonomike të nivelit më të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button