Lëvizja BESA realizon takim me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputeten, Teuta Bilalli dhe shefin e Kabinetit të kryetarit, Faton Fazliu ka realizuar takim me zv/Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shkup, Paul Edwards dhe këshilltarin politik pranë kësaj Ambasade, Ian Cramman.

“Në këtë takim kryesisht është biseduar për funksionimin e Paralementit si dhe reformat e nevojshme e të domosdoshme, për të shkuar Maqedonia drejt progresit,  me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme. Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button