Zaev-Bartol: Qeveria e re në drejtim të NATO-s dhe BE-së

Drejtimi në të cilin lëvizë Maqedonia është i mirë dhe hapë perspektiva  për qytetarët dhe për aspiratat euro-atlantike të vendit, theksoi shefi i Zyrës për lidhje të NATO-s në Republikën e Maqedonisë, Gorazd Bartol në takimin e sotëm me kryeminsitrin Zoran Zaev.

“Nxitët energji pozitive që po ndjehet në vend, ndërkaq e ndjen edhe Brukseli, përmes politikave demokratike të Qeverisë së re të inkluzivitetit dhe ndërtimit të urave ndërmjet qytetarëve në vend, fqinjësisë së mirë në rajon dhe bashkëpunimit të hapur ndërkombëtar. Drejtimi në të cilin lëvizë Maqedonia është i mirë dhe hapë perspektiva për qytetarët dhe për aspiratat euro-atlantike të vendit”, është porosia që Bartol ia transmetoi Zaevit, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Ai ia uroi Zaevit marrjen e detyrës së kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe shprehi transparencë të Zyrës së NATO-s në Maqedoni, për ndihmë dhe mbështetje në të gjitha hapat që i bën Qeveria dhe vendi ynë, për anëtarësim në Aleancë.

“Jam i vetëdijshëm se është koha për lidership që do të sigurojë përparim të shtetit dhe nga Maqedonia do të krijojë vend të njerëzver të lumtur. Ky është qëllimi im i fuqishëm, t’i lërë anash paragjykimet në të kaluarën dhe ta sigurojë të ardhmen e shtetit, e cila është në NATO dhe në BE”, theksoi Zaev.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë shfaqi bindje se procesi aktiv reformuese që e inicoi Qeveria do të jetë sinjal për Evropën dhe për NATO-n se qytetarët e RM-së meritojnë të jenë pjesë e këtyre dy organizatave më të mëdha demokratike ndërkombëtare.

Në takim, kryeminstri Zaev e përsëriti pritjen se pas Malit të Zi, Maqedonia do të jetë vendi i ardhshëm anëtar i NATO-s, për çka nga ana e përfaqësuesve të Zyrës së NATO-s në Maqedoni është shprehur mbështetje e qartë. është arritur marrëveshje për intensifikim të bashkëpunimit me Zyren e NATO-s në Maqedoni dhe me vendet e tjera anëtare të Aleancës.

Siç është cekur në kumtesë, në takim është konstatuar se fokusi i të gjitha 29 vendeve anëtare të NATO-s është drejt Republikës së Maqedonisë dhe drejt hapave të Qeverisë së re demokratike e cila tregoi shembull të rëndësishëm, se si përmes politikave të matura dhe përgjegjëse, mund të bëjnë ndryshime demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button