Ekskluzive: Asani nënshkruan me UTA Arad, bashkohet me Adilin (FOTO)

Futbollisti 28 vjeçar nga Shkupi, Bujamin Asani ka vendosur që karrierën e tij futbollistike ta vazhdojë në Rumuni, duke u bashkuar me ekipin e UTA Arad, ku do të gjejë bashkëvendësin dhe bashkëlojtarin nga ekipi i FC Shkupi Mevlan Adili, shkruan Portalb.mk.
Bujamin Asani gjatë katër viteve të kaluara ishte pjesë e skuadrës së Shkupit, duke e ndihmuar këtë ekip nga liga e dytë të rikthehet në ligën e parë.
“Jam bashkuar te UTA pasi që kryesia e klubit ka një projekt të fortë dhe dëshiron që të rikthehet në Ligën e Parë. Sezonin e kaluar ishin shumë afër, por vetëm balotazhi i la larg kategorisë më të mirë. Dua edhe një herë publikisht të falënderoj kryesinë e FC Shkupi për këto katër vite, ku kemi kaluar së bashku shumë sfida. Padyshim se falënderim dhe respekt të pafund për tifozët më të mirë të të gjitha kohërave, “Shvercerat”, që na kanë mbështetur çdo herë. Shkupi do të mbetet pjesë e pandarë e familjes sime më të ngushtë, ndërsa çdo sukses i tyre do të jetë kënaqësi për mua kudo që të jem”, ka thënë Asani.
Asani dhe UTA Arad kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Realizimin e kalimit tw Asanit pwr te UTA Arad ka ndwrmjetwsuar menaxheri Meriton Berisha, i cili vitin e kaluar e kishte aranzhuar edhe transferimin e Mevlan Adilit. / Portalb.mk/

19686624_10154512600381956_1581916150_o

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button