Një banor i revoltuar i hedh mbeturinat përpara Komunës së Sarajit (FOTO+VIDEO)

Një banor i Komunës së Sarajit, i revoltuar nga autoritet komunale për pastrimin e mbeturinave, sot ka vendosur që t’i hedh të njëjtat përpara objektit të Komunës së Sarajit, njofton Portalb.mk.

“Pasi që Komuna e Sarajit ka për obligim të kujdeset për mbeturinat e fshatrave me firmën e cila merret konkretisht me këtë punë, ne si qytetarë kemi për obligim t’ua paguajmë shërbimin. Mirëpo si zakonisht edhe përkundër shërbimit të paguar, tek ne nuk erdhën që t’i marrin mbeturinat. Në të gjithë fshatin i morën të mërkurën para një jave, kurse sot në mëngjes erdhën deri tek fqinji im i cili ka gjendjen financiare më të mirë se unë dhe duke u qeshur morën mbeturinat e tij, kurse mbeturinat e familjes time i nënçmuan. Përkundër telefonatave që i bëra në Komunën e Sarajit për t’u ankuar se pse nuk i kanë marrë mbeturinat, ata edhe në telefon nuk jepnin përgjigje konkrete duke më thënë se “numri që shkruan tek fatura e firmës e cila merret me marrjen e mbeturinave” nuk është përgjegjës për këtë punë…. I mora të gjithë masat e duhura mirëpo pa sukses, ndërsa rrugëdalja e vetme ishte që t’i ngarkoj në veturën personale dhe ti hedh mbeturinat para derës së Komunës e cila nuk po i kryen obligimet si duhet”, shkruan banori, Sinan Ismaili, në “Facebook“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button