Prokurorisë Speciale i skadon afati për ngritje të akuzave

Prokurorisë Speciale Publike, sonte në mesnatë i skadon afati për ngritjen e aktakuzave për lëndët që dalin nga materialet e përgjuara, gjegjësisht “bombat”, shkruan Portalb.mk.

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, dje njoftoi se për 18 raste ka ngritur 17 aktakuza, kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik për veprat të ndryshme penale.

Në këto 17 akuza, thuajse tërë kreu i VMRO-DPMNE-së është i akuzuar për krim të rëndë, në mesin e të cilëve është edhe lideri i partisë, VMRO-DPMNE-së.

Janeva premtoi se do të vazhdojë puna e PSP-së edhe pas skadimit të afatit për ngritje të akuzës, i cili skadon nesër.

“As sot as 1 korriku, nuk ndryshon asgjë, PSP do të vazhdojë me punën e saj, ne kemi mandat 5 vjet”, tha Janeva.

Kryeprokurorja speciale gjithashtu nënvizoi se ka dyshime serioze që funksionarët shtetëror kanë bërë shkelje të të ligjit gjegjësisht, keqpërdorim të autorizimit zyrtar.

“Shpresoj se do të kemi mundësi që edhe në të ardhmen të merremi me rastet për korrupsion. Ka shumë indikacione për kryerjen e veprës penale”, tha Janeva duke shtuar se për të gjitha lëndët që PSP deri më tani i ka hapur është ngritur akuzë, përveç lëndëve “Tabela” dhe “Talir” për të cilat pritet të vazhdojë hetimi, ndërkaq lëndët “Fortesa” dhe “Target” janë njësuar në një lëndë.

LEXO: Specialja ngrit 17 akuza për 18 lëndë, kërkohet paraburgimi i funksionarëve të lartë VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

LEXO: DOSIE: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button