Gjykatat përpara sprovës për të treguar nëse do t’u bëjnë ballë trysnive të VMRO-DPMNE-së

Lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të cilat u dërguan në Gjykatën Penale të cilat u shpërndanë në gjykatësit e afërt të VMRO-DPMNE-së, nxiti protesta nga simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së para gjykatave, për shkak të kërkesës së PSP-së që të paraburgoset ish-kryeministri i Maqedonisë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Sipas profesorëve të jurispodencës, Gordan Kallajgjiev dhe Besa Arifi edhe pse ende në Maqedoni veprimi i ligjshëm i gjykatave paraqet befasi, kjo nuk do të pengojë që ata të mos i bëjnë ballë sprovës së fundit, presionit nga VMRO-DPMNE-ja dhe veprimit në bazë profesionale, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Gjykatës Penale i duhet ende kohë që gjykatësit të vendosin për akuzat e PSP-së

Profesori i të Drejtës Kriminale, Gordan Kallajxhiev vlerëson se kjo vjen si pasojë e ndryshimit të pushteti, dhe se ata që ishin të afërt me pushtetin paraprak, me Qeverinë e re do të ndryshojnë edhe bindjen politike dhe veprimin në bazë të saj.

“Nuk besoj se gjykatat tani nuk do të punojnë në mënyrë profesionale, sepse, me ndryshimin e Qeverisë, edhe gjykatësit e tyre do të ndryshojnë bindje dhe qasje ndaj punës dhe lëndëve të PSP-së”, tha Kallajgjiev.

Sërish, Kallajgjiev vlerëson se edhe pse do të kemi veprim profesional, ai nuk do të mund të pengojë presionet e VMRO-DPMNE-së, të cilat do të jenë pa efekt, ngaqë nuk do ta kenë fuqinë dhe dominimin e njëjtë tash që janë në opozitë.

Në lidhje me tërë këtë, profesoresha Besa Arifi vlerëson se pritet të ketë probleme në gjykata, dhe se veprimi i ligjshëm i tyre paraqet befasi edhe më tej në Maqedoni.

“Pritet të ketë probleme në Gjykata ngaqë nuk mund gjërat të ndryshojnë brenda natës. Megjithatë klima e drejtësisë do të ndryshojë, disa prej rasteve do të procedohen, por beson se do të ndryshojë euforia deri atëherë. Masat e paraburgimit dhe parandalimit duhet të jepen shpejt, edhe ndaj personave të rëndësishëm në Maqedoni. Por ne ende jemi në një fazë ku veprimi ligjor i gjyqësisë do të jetë një befasi”, tha Arifi.

Ajo vlerëson se “edhe pse në Gjykata kemi persona të afërt të VMRO-DPMNE-së, nëse lëndët ndahen me short, lëndët e PSP-së do të arrijnë të procedohen”.

Përndryshe, Prokurori Speciale Publike të enjten ngriti 17 akuza për 18 lëndë kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik. Në këto akuza kërkohet paraburgimi i funksionarëve të lartë VMRO-DPMNE-së, përfshirë këtu edhe liderin e saj, Nikolla Gruevski.

LEXO: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button