Janë ndërruar kryeshefat e Drejtorisë së Pestë, Krim-policisë dhe Kontrollit të Brendshëm

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) filloi me ndryshimet kadrovike në pozicionet udhëheqëse në resor. Prej aty informojnë se dje janë sjellë disa vendime për shkarkimin e udhëheqësve paraprak dhe për emërimin e të rinjve, njofton Portalb.mk.

Sasho Trajkovski është kryeshef i ri i Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK). Ai më parë ka punuar po aty si inxhinier, tani do të ulet në pozicionin më të vështirë i cili në periudhën e ardhshme duhet t’i zbatojë reformat më të mëdha edhe në lidhje me kompetencat edhe në lidhje me kontrollin që do t’i bëhet në punën e tij. “Bombat” që para dy viteve i publikoi opozita e atëhershme japin të dhëna se ndjekja joligjore e komunikimeve është realizuar nga persona të Drejtorisë së Pestë, shkruan Dojçe Vele.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka hapur akuza për ndjekje joligjore të komunikimeve të qytetarëve, politikanëve, gazetarëve, gjykatësve, bizismenëve (Target), si dhe për heqjen e pajisjeve për keqpërdorimin e qëllimeve të tilla, me të cilat sipas hetimeve, buxheti është dëmtuar për 10 milionë euro (Fortesa). PSP-ja dje deklaroi se hetimet për këto dy raste i ka bashkuar në një lëndë që përfundoi para Gjykatës Penale me aktakuzë. Në lëndën (Fortesa) ishin të dyshuar ish kryeshefi shumëvjeçar i Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujovski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, edhe tre persona tjerë, ndërsa në (Target) përsëri është Goran Grujovski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe tetë persona tjerë. Në akuzën për “Target dhe Fortesa”, PSP-ja ka kërkuar që Gjykata të përcaktojë masë për paraburgim.

Mazedonien Sasho Mijalkov Geheimdienstchef (DW/P. Stojanov)  Ndërrim në “Kontrollin e Brendshëm”

Është shkarkuar nga funksioni i udhëheqëses edhe Aneta Stançevska, ministrja-ndihmëse e kontrollit të brendshëm dhe standarde profesionale të MPB-së. Zëri i saj është dëgjuar në një nga bombat në lidhje me mashtrimet zgjedhore dhe rolin e policisë.

“Votoni që tonët të jenë të pastër”- ka kërkuar Jankullovska nga Stançevska, kur Sektori i Kontrollit të Brendshëm do të duhet të veprojë për rastin në Ohër, në lidhje me incidentet zgjedhore.

“Po, po, normal (…) Asesi nuk ka gabime. Dihet, tonët patjetër duhet të jenë të pastër”, u përgjigj Stançevska.

Stançevska ka shkuar në pushim mjekësor me 3 maj, menjëherë pas ngjarjeve të 27 prillit, pikërisht kur Sektori në të cilin ajo ka udhëhequr duhej të kontrollohet roli i përfshirjes së përfaqësuesve të policisë në të “enjten e përgjakshme”, gjegjësisht cilët prej tyre e anë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Në atë pozicion tani është emëruar Dejan Andonov, i cili shumë vite ka punuar në Sektorin e Kontrollit të Brendshëm, por pas asaj ka qenë e “komanduar “ nga policia kufitare.

Nga pozicioni i kryeshefit të krim-policisë është ndërruar Marjan Nakovski, ku në vend të tij është emëruar Marjan Kocev, këshilltari i kabinetit të ministrit Spasovskit. Nga MPB-ja thonë se nga e hëna do t’i ndjekin ndërrimet në Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) në Shkup, Kumanovë, Veles dhe Manastir, si dhe të shefave të Njësitit për intervenim të shpejtë dhe Njësitit për punë të veçanta (Titri). Në fazën tjetër do t’i ndjekin ndërrimet e SPB-së në Shtip dhe në Strumicë si dhe emërimin e ndihmës drejtorëve të MPB-së.

 Të përballur me reforma

Oliver Spasovski (Petr Stojanovski)Ndërrimet e para kadrovike të MPB-së u bënë para dy jave, kur me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, qeveria e emëroi Lazo Vellkovskin për drejtor të Zyrës për Siguri Publike, ndërsa Goran Nikollovski për drejtor të Drejtorisë  për Sigurim dhe Kundërzbulim (DSK). Ndryshimi erdhi një muaj e gjysmë pas “të enjtes së përgjakshme” (27 prillit), kur ish drejtori i Zyrës për Siguri Publike, Mitko Çavkov nuk intervenoi në kohë t’i ndalojë aktet dhe sulmet e dhunuesve në Kuvend. Qeveria teknike e udhëhequr nga Emil Dimitriev nuk shihte arsye për shkarkimin e Çavkovit, pavarësisht kërkesës së dorëzuar nga ish ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu. Lazo Velkovski në pozicionin udhëheqës në Zyrën për Siguri Publike vjen pas një punë shumë vjeçare në MPB si dhe disa vite në Agjencinë së inteligjencës dhe pastaj përsëri në MPB.

Goran Nikollovski në pozicionin udhëheqës në DSK erdhi nga radhët e Drejtorisë, ku ka qenë drejtoi i kundërzbulimit për Ballkanin. Qeveria atëherë deklaroi se  “Vellkovski dhe Nikollovski janë zgjidhje eksperte kualitative me përvojë shumë vjeçare të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë anëtar të partisë, dhe me sukses do të përgjigjen në përgjegjësitë, duke pasur parasysh se ekzistojnë reforma serioze në MPB dhe në shërbimet sekrete, në përputhje me vërejtjet e raportit të Pribes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button