Ylli i “Someone like you” largohet nga muzika (VIDEO)

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare por edhe në rrjetin social “Twitter”, këngëtarja me famë botërore, e cila është ylli i hitit “Someone like you”, Adele në koncertin e saj të mbajtur në stadiumin e Wembley-t u ka thënë adhuruesve të saj se nuk do të rikthehet më në skenë, njofton Portalb.mk.

“Nuk e di nëse do të rikthehem përsëri dhe kështu dua që koha ime e fundit të jetë në shtëpi”, u tha Adele adhuruesve të saj.

Ajo ka edhe një letër për fansat e saj.

“Unë kam mbajtur turne në Britani të Madhe, Europë, Amerikë, kam shkruar dhe në Australi dhe Zelandën e Re gjithashtu. Të mbash turne është një gjë e veçantë, por ajo nuk më bën të ndihem dhe shumë mirë. Kur jam në shtëpi, unë gëzohem dhe nga gjërat e vogla që me ndodhin, por kur jam në turne jam e stresuar dhe kam histori të tmerrshme nga koncertet. Unë kam bërë 119 shfaqej, duke numëruar këto 4 të fundit shkojnë plot 123. Ka qenë e vështirë por plot me emocione. Unë i kam bërë këto turne, dhe shpresoj t’ju kenë pëlqyer. Dua që koncerti im i fundit të jetë në Londër, këtu në shtëpi. Faleminderit që erdhët, dhe për gjithë dashurinë dhe mirësinë tuaj. Do i kujtoj të gjitha këto për gjithë jetën. Ju dua. Natën e mirë”, shkruan Adele.

Ju sjellim disa momente nga koncerti në Londër të Anglisë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button