Gjykatësja kontroverse Sofija Laliq është larguar nga lëndët e PSP-së

Gjykatësja kontroverse e Gjykatës Penale, Sofija Laliq, është larguar nga lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Atë vetë dje e ka kërkuar nga u.d. kryetari i Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç mëson, “Makfaks”, Laliq ka kërkuar që të largohet nga lëndët pasi që ajo përmendet në një nga “bombat” apo materialet e përgjuara të LSDM-së. Kryetari Ribarev e ka pranuar largimin e saj.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Gjykatës Ribarev.

Gjykatësja Laliq përmendet në një nga bisedat e “bombave” me shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.

Jo-zyrtarisht mësohet se është e mundshme që të largohet edhe gjykatësja, Monika Bavçovanska, e cila, është bashkëshorte e funksionarit të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button