Në 125 vjetorin e tij, Pashko Vasa kujtohet nga Rama (VIDEO)

“E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” – manifesti madhor ideo-politik i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare është dokumenti, që tregoi së ndërgjegjja ideore e shqiptarëve kishte avancuar dhe ishte gati për pavarësinë, është vepra e shkrimtarit të madh të Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasa, i cili dje, në 125 vjetorin e lindjes së tij, u kujtua nga tanimë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton Portalb.mk.

Ai nëpërmjet shkrimit të tij në kategorinë “Amacord” në rrjetin social “Facebook”, ka treguar dy rolet më ndikuese dhe më me peshë të Vasës,të cilat, sipas tij, ngjallin emocion edhe sot e kësaj dite.

“Në 125 vjetorin e vdekjes së Pashko Vasës, është figura e një rilindasi me themel dhe vetëdije të veçantë kombëtare po aq sa ajo e një administratori të zotë të një zone të nxehtë të Lindjes së mesme që vlen të përkujtohet.

Të dy rolet e shfaqin Vasa pashën në dimensionin e një shtetari dhe mendimtari që shkëlqeu për nga urtësia, forca përbashkuese dhe talenti publicistik që emocionon edhe sot e kësaj dite”, shkruan Rama në fejsbuk.

 

Përndryshe, më 29 qershor u mbushën 125 vjet nga vdekja e rilindasit të madh Pashko Vasë Shkodranit. Nuk është vetëm ky përvjetor që na shtyn ta përkujtojmë këtë rilindas të madh, i cili vuri një gur jo të zakonshëm në themelet e shtetit shqiptar të pavarur. Ai nuk ishte vetëm poet i madh që hyri në historinë e Letërsisë Shqipe me poezinë e tij “O, moj shqipni”.

Duhet pranuar se Pashko Vasa qe i pari, i cili argumentoi me veprën e tij madhore “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, aspiratat kombëtare të shqiptarëve dhe rrugën që duhej të ndiqnin ata për sendërtimin e synimit final të Rilindjes. Analizën dhe përfytyrimin e tij shkencor mbi të ardhmen e Shqipërisë ai  e vuri në bazën e Programit autonomist të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizatën, të cilën sapo e kishte themeluar me Iljaz pashë Dibrën dhe pesëdhjetë e sa delegatët e Kuvendit historik të Prizrenit, pak para botimit të veprës së tij. Përkrah tyre u radhitën pa lëkundje përfaqësuesit e viseve të tjera që nga Omer Prizreni e Daut Boriçi e deri te Abdyl Frashëri e plot të tjerë të cilët nuk u ndodhën në Prizren, më 15 qershor 1878.

Me zërin e Reshat Arbanës, sjellim poezinë e Pashko Vasës “O, moj Shqypni e mjera Shqypni”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button