Serbi, Qeveria e dha betimin

Anëtarët e Qeverisë së re serbe, të kryeministres Ana Bërnabiq mbrëmë e dhanë betimin solemn, në ceremoninë ku morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe disa përfaqësues dhe diplomatë të huaj.

Në ceremoninë nuk morën pjesë kryetari i Kishës ortodokse serbe, patriarku Irinej, as përfaqësues tjerë fetarë, që vlerësohet si bojkot i tyre të kryeminstres së rë, për shkak të “orientimit të saj jotradicional seksual”.

Ceremonia vijoi pasi paraprakisht dje Kuvendi i Serbisë me 157 vota “për” dhe 55 “kundër” e zgjodhi Bërnabiq për kryeministre të re serbe. Në votimin nuk ka pasur të përmbajtur, ndërsa 38 deputetë nuk morën pjesë në seancë.

Kabineti i Bërnabiqit ka 21 ministra, respektivisht dy resorë më tepër se qeveria e deritanishme dhe atë për Ambient të Jetesës dhe Inovacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button