Dimitrov në takimin ministror të vendeve-pjesëmarrëse të PBEJL në Dubrovnik

Në kuadër të aktiviteteve finale të kryesimit me Procesin për bashkëpunim në EJL të Kroacisë, një delegacion prej Republikës së Maqedonisë i kryesuar nga ministri Nikolla Dimitrov, sot në Dubrovnik do të marrë pjesë në Takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve-pjesëmarrëse në PBEJL.

Dimitrov, siç informojnë nga MPJ, në fjalimin e tij në takim do t’i japë pikëpamjet e Republikës së Maqedonisë lidhur me ngjarjet aktuale në rajon dhe ndikimin e tyre ndaj bashkëpunimit të përgjithshëm, si dhe mënyrat për zhvillimin e së njëjtës veçanërisht në formatin e PBEJL. Pritet diskutim për mënyrat dhe modalitetet për tejkalimin e sfidave aktuale dhe maksimizimin e mundësive të përbashkëta duke i shfrytëzuar përvojat e deritanishme në kuadër të Procesit por edhe me nismat dhe organizatat e tjera, veçanërisht në sektorin për lidhje, komunikim, transport dhe energji.

Ministri Dimitrov nesër pritet të marrë pjesë në Forumin tradicional të dymbëdhjetë me radhë të Dubrovnikut nën titullin “Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetar dhe siguria në Evropën Juglindore”.

Si edhe viteve të kaluara edhe sivjet Forumi do t’u përkushtohet temave aktuale në rajon, zgjidhjes së sfidave të përbashkëta për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Adriatikut – Mesdheut, mundësi për zhvillimin e biznesit në Mesdheun lindor. Gjithashtu në fokus të diskutimeve në Forum do të jetë edhe varësia e gjendjeve në Lindjen e Afërt, Afrikën e Veriut dhe Evropë si dhe mobilizimi dhe arsimimi i të rinjve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button