Shpërthen zjarr i madh mes dy fshatrave në Strugë

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer sot në malin mes dy fshatrave të Strugës, Dellogozhdë dhe Poum.

Ekipet e zjarrfikësve nga Struga dhe drejtoria për shpërthim janë në teren dhe po bëjnë luftë me zjarrin.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve Minir Mamudi informon se në teren janë tre makina zjarrfikësish pasi që nuk kanë kapacitet më shumë në shuarjen e zjarrit pasi që i njëjti nga era e fuqishme po shpërndahet gjithandej.

Ndërkohë që ndihmë kanë kërkuar edhe nga ekipet e zjarrit në Ohër, ndërsa zjarri ka shpërthyer diku rreth orës 15.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button