Paditë e speciales shpërndahet të gjykatësit e afërt me VMRO-në

Gjykata Penale informoi se të gjithë aktakuzat e ngritura nga PSP-ja tashmë janë pranuar. Për rastet “Total”, “Trevnik”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura” do të vendosë gjykatësja Monika Bahçovanovska, e cila është bashkëshorte e funksionarit të lartë të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Bahçovanovski. Lënda “Tarifa” i ka rënë gjykatëses Lidija Petrovska, e cila nga “bombat” e LSDM-së është e njohur si gjykatëse “Svarovski”, kurse lëndët “Thesari” dhe “Tanku” i janë ndarë gjykatësit Goran Boshevski. Gjykatësja Verka Petkovska do ta ketë lëndën “Titanik 2”, kurse Lenka Davitkovska lëndën “Toplik”. Ndërkaq, “Tenderë” do t’i gjykojë Ivica Stefanovski, kurse Tatjana Mihajllova do të vendosë për lëndën “Tanku” dhe “Traektorja”. Gjykata Penale kumtoi se për kërkesat për paraburgim do të vendosin gjatë ditës së sotme dhe nesër, transmeton Alsat.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button