Janeva kërkon paraburgim edhe për Ejup Halimin dhe Ismet Gurin

Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim edhe për dy zyrtarë të BDI-së, Ejup Halimin, koordinator i grupit parlamentare të BDI-së dhe Ismet Gurin, funksionar i partisë së Ahmetit të cilëët akuzohen për veprën penale parregullsitë zgjedhore, “shkatërrim të materialit zgjedhor” në rastin “Titanik”, transmeton Alsat.

Përveç anëtarëve të BDI-së, Specialja kërkon masa të kujdesit në rastin e njëjtë edhe për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe anëtarin e KSHZ-së nga kjo parti, Bedredin Ibraimi. Janeva paralajmëroi se për rastin “Tabela” për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Zajaz, hetimi do të zgjerohet edhe me funksionarë tjerë. Prokurorja Janeva u përgjigj në pyetjen nëse i ka dëshpëruar shqiptarët për mos hetimin e rastit “Monstra”.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi bashkë me Ismet Gurin, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ka qenë sekretar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Çairit, akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Sipas akuzës, Alimi dhe Guri kanë përmirësuar rezultatet nga votimi në zgjedhje.

Akuzën e plotë të rastit mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button