Shkëndija e fillon mbarë në Evropa Ligë

Shkëndija e ka filluar aventurën e re evropiane në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mundur skuadrën nga Moldavia, Daçia me rezultat 3:0, në ndeshjen e rrethit të parë të Ligës së Evropës.

Ndeshja kishte nisur shumë mirë për ekipin kuqezi nga Tetova duke shënuar gol që në minutën e 5-të të takimit, kur nga pika e bardhë ishte i saktë Besart Ibraimi.

Ky gol u dha edhe më shumë vetëbesim të përzgjedhurve të trajnerit Qatip Osmani, të cilët vazhduan që të sulmojnë Daçian nga minuta në minutë, ndërsa rastet e njëpasnjëshme ishin si në shiritin filmik. Kështu në minutën e 11-të, epërsinë në 2:0 e shtoi Marjan Radeski. Në pjesën e parë Shkëndija shënoi edhe një gol përmes Alimit, por referat e anuluan këtë gol për shkak pozitës së palejuar në të cilën gjendej Alimi.

Në pjesën e dytë Shkëndija përsëri dominoi në fushë, duke vazhduar me të sulmojë, ndërsa përsëri rastin më të mirë që e ktheu në gol e shënoi Rdeski në minutën e 75-të.

Me këtë fitore Shkëndija ka kryer më shumë se gjysmën e punës dhe mundë të thuhet se ka bërë një hap të madh drejt rrethit të dytë. Por këtë duhet ta vërtetojë pas shtatë ditëve, kur do të jetë nikoqire e Daçias. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button