Gruevski: Qëllimi i PSP-së është që të thyhet VMRO-ja që të dobësohet Maqedonia

 VMRO-DPMNE-ja është sulmuar si asnjëherë më parë në Maqedoni. Qëllimi është që të thyhet VMRO-ja që të dobësohet Maqedonia, por nuk do të kenë sukses, tha në konferencën e sotme për shtyp lideri i partisë, Nikolla Gruevski.

“Si asnjëherë më parë në historinë e Republikës së Maqedonisë, por jo edhe të tërë Evropës, nuk ka ndodhur një ndjekje e tillë klasike politike të kundërshtarëve politik. Qindra persona të cilët janë pjesë e organeve ose mbështetës të VMRO-DPMNE-së ndiqen me qëllim që partia të shkatërrohet ose të heshtë”, theksoi Gruevski.

Ai mendon se Prokuroria Speciale Publike është instrument për ndjekje politike dhe prandaj të gjitha proceset janë kundër kësaj partie.

“Nuk ekziston asnjë shembull historik për diçka të tillë. Atë që e kemi folur, ajo edhe ka ndodhur. Bëhet fjalë për proces politik, e jo ligjor. PSP-ja moti e ka humbur paanshmërinë dhe kredibiliettin në punën e tij dhe u bë instrument për ndjekje politike. PSP nuk është prokurori, PSP është zyra e LSDM-së. Treguesi më i madh se është proces politik i cili ka qëllim politik është ajo që bart vendime pa kurrfarë dëshmi ligjore. Procesi është politik, e jo ligjor. Procesi i tillë politik duhet të përfundojë me politikë, e jo qëllim ligjor. Caku është VMRO-ja, qëllimi është thyerja e VMRO-së, eliminimi politik dhe vendosja nën kontroll për qëllime më të mëdha të cilat janë të nevojshme për atë i cili e krijuar tërë këtë proces”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button