Kremlin: Putini dhe Trampi do të takohen në margjinat e Samitit të G-20

Presidenti i Rusisë dhe ai i SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp do të takohen në margjinat e Samitit të G-20 në Hamburg, por nuk është planifikuar takim i veçantë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

“Për çdo rast ata do të takohen në margjinat në Samitin, por nuk është planifikuar takim i veçantë”, theksoi Peskov.

Ai shtoi se Putini sot do të ketë takim të shkurtër në Moskë  me ish sekretarin shtetëror të SHBA-së, Henri Kisinxher.

Peskov theksoi edhe se presidenti rus sot do ta presë edhe ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Zigma Gabriel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button