MPPS: Punëdhënësit kanë obligim t’i mbrojnë punëtorët nga temperaturat e larta

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i përkujton punëdhënësit se kanë për obligim që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve, për shkak të temperaturave të larta vijuese të paralajmëruara për nesër dhe të shtunën.

“Duke pasur parasysh atë që për të premten (30.06.2017) dje t[ shtunën (1.7.2017) parashikohet fazë portokalli, ju informojmë për rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë: Në pajtueshmëri me Planin aksionar për parandalim nga valët e të nxehtit mbi popullatën në Republikën e Maqedonisë, ndërsa me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, rekomandon që nga obligimet e punës të lirohet gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të moshës mbi 60 vjeç”, thuhet në kumtesën nga MPPS-ja.

Punëdhënëse u rekomandohet ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të aktiviteteve në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.

Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu, rekomandon që të mos mbahen aktivitete sportive në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, ndërsa posaçërisht, siç thuhet në kumtesën nga MPPS-ja, rekomandohet që institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet për fëmijë) të mos i nxjerrin fëmijët në të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitete fizike në të njëjtën periudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button