Gruevskit i kanoset dënim maksimal me burg prej 22 viteve

Kryeministri i mëparshëm dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është i akuzuar në katër lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, “Titanik” për keqpërdorime zgjedhore, “TNT” për rrënimin e objektit të Fiat Canovskit- Kosomos, “Trajektorja” për ndërtimin e autostradave dhe “Tanku” për furnizimin e mercedesit prej 580.000 eurove, transmeton Fokus.mk, përcjell Portalb.mk.

Në qoftë se mblidhen dënimet e parapara me burg për veprat për të cilat akuzohet, atëherë mund të thuhet se Gruevskit i kanoset dënimi maksimal me 22 vite burg. Prapë se prapë kjo është vetëm llogaritje statistikore, gjegjësisht mbledhje të dënimeve maksimale për veprat në fjalë, pasi nëse do të gjykohet atëherë mund të fitojë edhe dënime më të vogla me burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button