Rusi, pesë persona shpallen fajtorë për vrasjen e liderit të opozitës

uria e Gjykatës në Moskë ka shpallur fajtor pesë persona për vrasjen e liderit të opozitës ruse Boris Nemtsov, raporton Anadolu Agency (AA).

Nemtsov, i cili ishte kundërshtari kryesor i presidentit rus Vladimir Putin, u vra me armë zjarri në vitin 2015, teksa shëtitej mbi urën jo larg Kremlinit.

Mediat ruse theksojnë se juria të enjten autorin e dyshuar, ish-oficer në forcat e sigurisë së liderit çeçen Ramzan Kadyrov, e shpalli fajtor për vrasjen e Nemtsovit.

Katër personat tjerë u shpallën fajtor për bashkëpjesëmarrje në vrasje. Vrasja shkaktoi tronditje në opozitën ruse.

Aleatët e Nemtsovit kritikuan hetuesit meqë ndaluan të hulumtojnë rolin e mundshëm të oficerit çeçen me rang të lartë dhe vet Kadyrovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button