Angjushev: Përkrahje për investitorët e huaj varësisht nga interaksioni me kompanitë e vendit

Investitorët e rinj në Maqedoni janë financiar me 10 deri 50 për qind nga Buxheti i shtetit, disa kanë marrë pare edhe për secilin vend pune, por bashkëpunimi i tyre me kompani të vendit ka qenë 0 (zero) deri një për qind, kumtoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Në fjalimin në Asamblenë vjetore të Biznes asociacionit evropian, Angjushev porositi se praktika e tillë do të ndryshohet. Qeveria do të vazhdojë t’i përkrah investitorët e huaj, por varësisht prej interaksionit të tyre me ekonominë e Maqedonisë.

“Nëse i rrisni vetëm investimet e huaja, e jo edhe atë të vendit, ky model nuk mund të jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë. Të gjithë investitorët e huaj duhet të mbrohen maksimalisht, të ndjehen dhe të punojnë në mënyrë komfore. Të gjithë janë të mirëseardhur, por me rëndësi është shumë interaksioni mes tyre dhe ekonominë e Maqedonisë, nënvizoi Angjshev, duke shtuar se kriteret duhet të barazohen.

Duke u përqendruar në politikat e tjera në sferën ekonomike, zëvendëskryeministri potencoi se Qeveria nuk do të përzihet në biznes dhe të bëhet punëdhënës, por do të krijojë kushte të volitshme afariste me qëllim të rritjes së kompanive dhe orientim sa më të madh eksportues.

Kompanive nga Maqedonia, tha, u janë në dispozicion mjetet nga IPA-fondet në kuadër të të të cilave ekziston korpus të konsiderueshëm të masave, për të cilat Qeveria do të ndihmojë të jenë të qasshme, për nevojat reale të industrisë, për blerjen e makinave, e jo për shërbime konsultante.

Ai e përmendi edhe nevojën për revidim të papunësisë dhe të ndryshimit të sistemit arsimor.

Para të pranishmive në Asamblenë vjetore të Biznes asociacionit evropian, fjalim mbajti edhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button