Dhjetë më të votuarit në Kosovë, Vetëvendosje i prin listës me pesë deputetë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i prin listës prej deputetëve më të votuar në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Ai ka lënë prapa Kadri Veselin e PDK-së, Avdullah Hotin e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së, me 143 mijë e 642 vota.

Këta janë dhjetë deputetët më të votuar më 11 qershor:

Albin Kurti me 143 mijë e 642 vota

Kadri Veseli me 129 mijë e 818 vota

Avdullah Hoti me 115 mijë e 658 vota

Ramush Haradinaj me 101 mijë e 994 vota.

Shpend Ahmeti me 76 mijë e 20 vota

Vjosa Osmani me 64 mijë e 131 vota

Dardan Molliqaj me 49 mijë e 33 vota

Visar Ymeri me 40 mijë e 981 vota

Dardan Sejdiu 39 mijë e 221 vota

Behgjet Pacolli me 35 mijë e 775 vota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button