KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 11 qershor, njofton koha.net.

Sipas rezultateve preliminare, fitues i zgjedhjeve është koalicioni PDK-AAK-Nisma e cila pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse e treta është koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa.

Sipas rezultateve, koalicioni PAN do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse.

Dalja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button