Kryetarët e komunave nga juglindja kërkojnë takim me Zaevin për referendumet për minierat

Kryetarë nga shtatë komuna nga Rajoni juglindor pas takimit të sotëm në Vallandovë kërkuan më së voni që deri nesër do të takohen me kryeministrin Zoran Zaev që të bisedojnë për koncesionet e ndara për hulumtime gjeologjike dhe eksploatim të mineraleve të papërpunuar për hapje të minierave në këto komuna.

Kryetari i Komunës së Dojranit Borçe Stamov deklaroi se e kanë përsëritur konkluzionin nga seanca e fundit të Rajonit planor juglindor dhe kërkesën që Qeveria të prononcohet për çështje të iniciativave për referendume në juglindje të shtetit për koncesionet tashmë të ndara për miniera, me të cilët, tha Stamov, kërkohet nga komunat që të ndërmarrin aksione të cilat janë jashtë nga kompetencat e tyre.

“Konstatuam se, edhe pse Qeveria ka obligim ligjor që të prononcohet dhe të sjellë vendime adekuate për koncesionet e ndara për hulumtime ose eksploatim të mineraleve të papërpunuara pas dy referendumeve tanimë të mbajtura në Gjevgjeli dhe Bogdanc, ende nuk ka dorëzuar kurrfarë njoftimi, e as publikisht nuk është prononcuar për këtë çështje për qytetarët nga të gjithë komunat në rajon”, deklaroi Stamov.

Komunat, potencoi, me mbajtjen e referendumeve, do të shpenzojnë mjete të mëdha financiare për të cilat konsiderojmë se është më mirë që të shfrytëzohen për investime në infrastrukturë, arsim, turizëm ose sfera tjera, ndërsa në fund nuk prodhojnë kurrfarë obligime juridike për vetëqeverisjet lokale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button