Zaev u takua me Vanhojten dhe përfaqësues të SHGM-së

Kryetari i Qeverisë së republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Komunikimeve, Llogaridhënies dhe Transparencës Robert Popovski, sot u takuan me ekspertin evropian Piter Vanhojte i shoqëruar nga përfaqësuesit e SHGM-së, kryetari Naser Selmani dhe drejtori ekzekutiv Dragan Sekullovski.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim është shprehur pajtueshmëri e përbashkët se mediat janë midis shtyllave më të rëndësishme të një shoqërie demokratike.

Eksperti Vanhojte dhe përfaqësuesit e SHGM-së e kanë përshëndetur iniciativën e kryeministrin Zaev dhe Qeverisë, reformat medial të jenë midis prioriteteve në procesin reformues që e hap Qeveria.

“Punojmë dhe do të punojmë në mënyrë aktive me përfaqësuesit e bashkësisë mediale në Maqedoni, me qëllim që të vendosim zgjidhje të përmbajtura afatgjate, sistematike në sferën mediale, sipas praktikave më të mira evropiane. U hapëm për gjithë procesin reformues, ndërsa kjo vlen edhe për reformat mediale. Po e konsultojmë gjithë opinionin ekspert. Po e konsultojmë sektorin civil. Do ta inkuadrojmë edhe opozitën. Qëllimi ynë është që të sigurojmë që TVM të jetë servis kredibil publik, punë profesione të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, si dhe kushte për punë objektive dhe të paanshme të të gjithë mediave tjera, për shkak se interes i të gjithë qytetarëve është që në kohë dhe saktë të informohen”, ka theksuar Zaev në takim.

Vanhojte ka vlerësuar se kryeministri Zaev dhe Qeveria e re me përcaktimin reformues hapin perspektiva për jetë cilësore të qytetarëve dhe ardhmëri evropiane të shtetit dhe ka shtuar se është e rëndësishme që mirëkuptimi i Qeverisë për rolin e rëndësishëm të mediave në ndryshimet demokratike, që pret ta shohë edhe BE-ja. Ai ka theksuar se Maqedonia është në fund sipas lirisë mediale dhe raportet e të gjithë institucioneve dhe organizatave relevante evropiane dhe botërore pikërisht për shkak të mungesës së deritanishme të vullnetit politik që të sigurohet liri e fjalës, gazetari profesionale dhe mbrojtje e gazetarëve.

Përfaqësuesit e SHGM-së, Selmani dhe Sekullovski i kanë kumtuar qëndrimet e SHGM-së dhe të opinionit më të gjerë medial me të cilën janë në kontakt, rreth çështjeve konkrete me reformat e parapra në media. SHGM kërkon posaçërisht t’i kushtohet vëmendje mbrojtjes së gazetarëve nga dhuna nga ana e institucioneve shtetërore, si dhe nga presione përmes proceseve jotransparente gjyqësore, për çka janë potencuar shembuj të shumtë deri më tani.

Në takim kryeministri Zaev iu falënderua ekspertit evropian Van Hojte për kontributin e tij në proceset demokratike në Maqedoni. Gjithashtu kryeministri Zaev dhe ministri Popovski paralajmëruan bashkëpunim intensiv me SHGM-në dhe përfaqësuesit e bashkësisë mediale në Maqedoni për të gjithë çështjet esenciale me interes për gazetarët dhe mediat në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button