Forcat irakiane morën nën kontroll xhaminë Al-Nur në Mosul

Forcat irakiane morën nën kontroll xhaminë e madhe Al-Nur në Mosul të Irakut të cilën organziata terroriste DEASH e kishte hedhur në erë bashkë me minaren e saj.
Gjenerali Abdulemir Jarullah, me detyrë në komandën e operacione në Mosul në një deklaratë me shkrim ka thënë se “Një grup i forcave të lidhura me anti-terrorizmin kanë marrë nën kontroll xhaminë e madhe Nur dhe minaren Hadba”, raporton Anadolu Agency.

Ndër të tjera Jarullah ka theksuar se forcat vazhdojnë të përparojnë në pjesën perëndimore të qytetit.

Organizata terroriste DEASH më 22 qershor e shkatërroi duke e hedhur në erë xhaminë në fjalë dhe minaren e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button