Takim i ministres Carovska me minatorë nga “Sasa”

Problemet e të punësuarve nga miniera “Sasa” në Makedonska Kamenicë do  të shqyrtohen nga institucionet kompetente dhe nga Qeveria, paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në takimin e djeshëm me minatorë nga “Sasa”.

Siç kumtoi Minsitria e Punës dhe Politkës Sociale, Carovska paralajmëroi se në periudhën në vijim rregullisht do të kontaktojë me përfaqësues të minatorëve dhe se do t’i kyçë edhe resorët e tjerë kompetentë me qëllim që të gjenden zgjidhje adekuate për problemet e shumta të cekura.

Takimi i inicuar nga të punësuar në “Sasa” kaloi në atmosferë konstruktive dhe ishin ndarë informata për të gjitha problemet me të cilat përballen në mjedisin e tyre të punës.

Në takim, të inicuar nga të punësuar në “Sasa”, mes çështjeve më të rëndësishme për të cilat folën minatorët është mënyra e përllogaritjes së stazhit të benificuar, për të cilin konsiderojnë se është në dëm të tyrin. Ata, gjithashtu, theksuan se vite prapa nuk u është paguar rroga e trembëdhjetë. Minatorët theksuan se në pajtim me marrëveshjen për koncesion kryesia e minierës duhet të punësojë edhe 200 persona për çka ekziston nevojë reale duke pasur parasysh vëllimin e punës së tyre. Carovska u obligua se këto probleme do të shqyrtohen me të gjitha institucionet kompetente, por edhe në nivel të Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

Në takim është bërë fjalë edhe për çështjen për shëdnet dhe siguri gjatë punës. Minatorët, kumton Minsitria dikasteriale, informuan se nuk konstatohet shkalla e ndotjes në minierë, se rregullisht injorohen standardet për punë me ç’rast jeta e tyre vihet në rrezik, si dhe se pamundësohet mbikëqyrje e vërtetë inspektuese ndaj punës. Gjithashtu, janë vlerësuar edhe disa raste të minatorëve të cilët nuk mund ta realizojnë të drejtën e pensionit invalidor, sepse nuk mund ta sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm nga punëdhënësi.

MPPS informon se të punësuarit në Sasa potencuan se organizimi sindikal është pamundësuar dhe dirigjuar nga pronarët. Ministrja Carovska tha se do të punojë maksimalisht në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe se do të krijojë kushte që sindikatat lirisht të regjistrohen dhe funksionojnë, por theksoi edhe se vetë minatorët duhet të inkurajohen rreth organizimit sindikalist dhe të tregojnë solidaritet me kolegët e tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button