Regjim i përkohshëm i komunikacionit për kamionët në periudhën e verës

Nga pasnesër (1 korrik) nëpër rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim i përkohshëm veror në komunikacion me të cilin ndalohet lëvizje e automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë ditëve të uikendit dhe gjatë ditëve me temperatura të larta ekstreme, njoftoi sot Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Kufizimi, që do të zgjasë deri më 31 gusht, të premten do të jetë nga ora 17 deri në orën 22, të shtunën nga ora nëntë deri në orën 18, ndërsa të dielën nga ora nëntë deri në orën 22.

Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.

Kufizimi nuk u dedikohet automjeteve të cilët transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithë dhe kultura drithërore dhe mall që prishet lehtë, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete të cilët bëjnë transport për kompanitë të cilat kanë lidhur marrëveshje për realizim të projekteve për rrugët shtetërore me Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore.

Siç informon LAMM, nga 1 korriku e deri më 1 shtator do të zbatohet regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën magjistrale A2 aksi: Shkup-Ohër-Shkup me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilëve tejkalon 7,5 tonë gjatë uikendeve. Ndalesa është paraparë që të premten të zgjasë nga ora 15 deri në orën 22, të shtunën nga ora shtatë deri në orën 12 dhe nga ora 18 deri në orën 24, ndërsa të dielën nga ora shtatë deri në orën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button